Kërcënohet Albin Kurti, shtohen forca të sigurisë pranë shtëpisë së tij

Forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ai është kërcënuar

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar.  Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu