OKB zgjat mandatin e EUFOR në Bosnjë dhe Hercegovinë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) ka miratuar unanimisht rezolutën e cila i zgjat mandatin EUFOR-it në Bosnjë e Hercegovinë.

Ambasadori francez në OKB, Nicolas de Riviere, ka thënë se vendi i tij e mbështet integrimin evropian të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe e mirëpret miratimin e rezolutës që zgjat misionin e BE-së atje.

Ndërsa Ambasadorja amerikane, Linda Thomas-Greenfield, ka thënë se qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës meritojnë përfaqësues të mirë në qeveri.