Lajmi i Fundit

Ekskluzive | Kryetari i degës së VV-së është arrestuar nën dyshimin për dhunimin e një të miture

Zyrtari i partise Vetevendosje ne Viti, Kryetar i qendres se kesaj partie ne ate qyete, Bislim Bislimaj eshte arrestuar ne dyshimin per dhunim seksual te nje te miture. Insajderi ka folur me Bislimajn i cili e ka konfirmuar arrestimin, por ka edhe nje shpjegim.

Bislimaj ka thënë se kjo i është bërë për çështje politike, dhe se ndaj babit të vajzës ka hapur edhe padi. 

“Po jam arrestuar dhe kamë qendruar 24 orë dhe liruar sot. Kjo për mua parasëgjithash ka të bëjë me cështjen politike, kjo nuk është hera e parë që më është bërë kjo kurth për me avancu pak më tëpër në public, por unë kamë bërë padi, ndaj prindit të vajzës, I cili e keqpërdorë fëmijën e vet për me marr para kryetarit. Unë jam liruar pasi nuk ka prova, unë kam qenë në fushata ata e kanë krijuar kurthen|, ka thënë Bislimaj për Insajderin.

Dite me pare nje e mitur ishte deklaruae e zhdukur nga familja e saj. Por ajo me vone u gjet dhe deklaroi se ishte dhunuar.

“Viti 04.11.2021-19:00, Raportohet se viktima femër kosovare, e mitur, e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur me datën 05.11.2021 .Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit të qendrës për punë sociale, ku ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima dërgohet në ekzaminim gjinekologjik. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.