Kështu do të mbajë moti sot

Sot do të mbajë mot i ndryshueshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Meteorologët paralajmërojnë se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike