Kryesisht vranët, ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot e nesër do të vazhdojë të mbajë mot si në ditët e kaluara.

Në mëngjes, nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës parashihet mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, njofton IHMK

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.