Bllokim mbarëkombëtar nga e hëna në Austri

Duke qenë se shteti austriak shënoi një tjetër rekord të të gjitha kohëve për rastet e reja ditore të enjten, me 15,145 raste të raportuara në 24 orë, është marrë vendim për bllokimin mbarëkombëtar të Austrisë

Vlen të theksohet se që nga fillmimi i pandemisë, kjo është hera e katërt që shteti austraik bëri mbyllje totale.

Vendimi u mor në samitin federal-shtetëror: sipas së cilës nga e hëna, një bllokim dhjetëditor do të zbatohet në gjithë Austrinë për të gjithë – pavarësisht nëse janë vaksinuar kundër Covid apo jo, siç mësoi “Krone”.

Mbyllja duhet të zgjatet më pas me maksimum dhjetë ditë të tjera, ndërkohë që shkollat ​​duhet të mbeten të hapura.

Personat e pavaksinuar duhet të qëndrojnë në izolim, edhe pasi të kenë kaluar 20 ditët.

Në një konferencë për shtyp në mëngjes, Qeveria federale do të shpallë zyrtarisht bllokimin në gjithë Austrinë. Sipas raportimeve, kancelari federal, Alexander Schallenberg (ÖVP), dëshiron t’u kërkojë të vaksinuarve kundër koronës “solidaritet”.