Virusi ‘coxsackie’ që po prek fëmijët në Kosovë, 15 raste në QKUK

Gjatë muajit nëntor 15 fëmijë janë paraqitur në Klinikën e Pediatrisë në QKUK për kontroll nga infektimi me virusin Coxsackie.

Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci thotë për TCH se simptomat e këtij virusi si pikat e kuqe në duar, këmbë e gojë, kanë shkaktuar panik te prindërit, por që situata është stabile.

Grajçevci tregon se ky virus prek moshat nga një deri pesë vjeç, kryesisht në periudhën e vjeshtës dhe dimrit.

Por, si masë parandaluese, ajo thotë se prindërit duhet të tregojnë kujdes të shtuar të higjienës së fëmijëve. Pjesa dërrmuese e fëmijëve e kalojnë lehtë brenda 8 deri 10 ditë, ndërsa në raste të rralla kalohet në infeksion sekondar për çka përdoren antibiotikët.