Presidentja Vjosa Osmani pritet nga Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau

Isha e nderuar të pritem nga Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, për të diskutuar hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Kanadasë, bazuar në vlerat tona të përbashkëta.

Përkrahja e Kanadasë për Kosovën nuk ka munguar asnjëherë dhe jam e lumtur që sot u rikonfirmua ky partneritet i fuqishëm të cilin synojmë ta forcojmë e zgjerojmë në fusha të ndryshme.

Fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës nëpërmjet rritjes së njohjeve e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, tregtisë e arsimit, si dhe fuqizimi i grave, i demokracisë dhe i sundimit të ligjit, ishin vetëm disa nga temat që diskutuam e për të cilat do të punojmë bashkë.

Kosova është e bekuar me aleatët e saj!