Historia e kosovarit që kreu vrasjen në mes të ditës në Hanover

Sot ka nisur gjykimi ndaj një kosovari 33-vjeçar që e qëlloi për vdekje një shofer në trafik muaj më parë në Hanover të Gjermanisë.Rasti, ka ndodhur me 3 qershor të këtij viti, ku që dëshmitarët okularë kishin dhënë dëshmitë e tyre, duke thënë se këtë ngjarje nuk do ta harrojnë për një kohë të gjatë shkruan Der Spiegel, transmeton Gazeta Sinjali.Si ndodhi ngjarja sipas dëshmitarëve?Rreth orës 13:30 një Mercedes po pret në semafor të kuq. Një Porsche Cayenne tërhiqet pranë saj, pasagjeri del jashtë dhe e godet Mercedesin me një dërrasë. Shoferi i Mercedesit, Rinor Z. e nxjerr armën, e qëllon tjetrin që po ikte dhe pasojnë të shtëna të tjera.Në fund, shoferi i Porsche-s vdes, ndërsa pasagjeri zhduket. Ai dorëzohet katër ditë më vonë.Kush është Rinori?Rinor Z., 33 vjeç, i lindur në Kosovë, shtetas gjerman, i martuar, baba i një vajze nëntë vjeçare, punëtor ndërtimi, banues në Langenhagen. Aktualisht ndodhet në paraburgim. Një burrë me kapuç të zi, i parruar, e me duar të lidhura.Prokurori publik e akuzon Rinor Z. se ka tentuar ta vrasë një person por ka vrarë një tjetër. Ai gjithashtu, akuzohet për tentativë dhe vrasje të kryer nga pakujdesia.Përballë tij qëndron një nga avokatët e tij mbrojtës: Fritz Willig, 80 vjeç.Ka video nga kamerat e sigurisë që e dokumentojnë procesin e krimit. Sipas aktakuzës, ata u takuan në kryqëzimin e semaforëve Arndtstrasse/Herschelstrasse të Hanoverit.