Çdo thirrje dhe dërgim i mesazheve me telefon gjatë vozitjes, ua harxhon karburantin

Përdorim i telefonit celular pas timonit dyfishon gjasat që ju të bëni gabime në vozitje ose të pësoni ndonjë aksident.

Hulumtimi, i udhëhequr nga kompania spanjolle e sigurimeve Mapfre, arriti në përfundimin se një telefonatë me një smartphone gjatë vozitjes zvogëlon vëmendjen e shoferit me 36 përqind.

Kjo përqindje rritet në 40 përqind kur komunikimi është stresues. Nëse një shofer lexon dhe i përgjigjet, për shembull, mesazheve në WhatsApp, humbja e vëmendjes së tij arrin deri në 53 përqind

Mapfre, në bashkëpunim me Adhara Research dhe Institutin për Lëvizshmëri të Qëndrueshme kanë zhvilluar një studim dhe si rezultat kryesor ka dalë se, çdo përdorim i një telefoni celular dyfishon gjasat për të bërë gabime në drejtim të automjetit ose për të pasur një aksident dhe gabime serioze të tilla si dalja nga rruga, përplasja me një automjet tjetër ose goditja e një këmbësori. Një shofer bën mesatarisht 33.7 gabime në orë ndërsa flet në celular.Përdorimi i telefonave inteligjentë ndikon në mënyrën e drejtimit të makinës, dhe një studim nga Mapfre gjithashtu gjeti konsum më të lartë të karburantit kur bëni thirrje ose dërgoni mesazhe. Rritja e konsumit të karburantit prej 9.5 përqind është e motivuar nga nxitimi i planifikuar, frenimi dhe keqpërdorimi i shpejtësisë.