Deputeti i VV-së “shqetësohet” për dukjen e tij, e lëshon kamerën e laptopit dhe rregullohet

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami siç duket i kushton shumë vëmendje dukjes së tij.Para seancës së sotme në Kuvend deputeti Bajrami është kapur duke u rregulluar, dhe për të qenë i sigurt ka lëshuar kamerën e laptopit.

Kjo nuk është hera e parë që deputetët i kushtojnë rëndësi të madhe dukjes së tyre brenda seancave plenare.