Muharremaj në Studençan, i’u premton mbështje në projektet e ardhshme

Kryetari i komunës z.Bali Muharremaj sot mëngjesin e ka filluar në shkollën “Dituria” në fshatin Samadraxhë, për të vazhduar tutje me vizitë në shkollën “Kongresi i Manastirit” në Studençan.

Muharremaj është mirëpritur dhe ka biseduar me nxënës dhe mësimdhënës, të cilëve u ka premtuar mbështetje në projektet e tyre të ardhshme.

Në faqen e tij në facebook Muharremaj ka shkruar:

“Edhe në Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit” në Studençan, biseduam rreth plotësimit të kërkesave për angazhimin shtesë, në realizimin e projekteve të ardhshme.

Falenderim i përzemërt për nxënësit dhe mësimdhënësit.”