Zhduket një i moshuar nga Mushtishti, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Nazif Bytyqi, 80-vjeçar, nga fshati Mushtisht i Suharekës është zhdukur që nga ora 03:00 e mëngjesit të së mërkurës, shkruan Gazeta Sinjali. 

Nipi i tij tha për Gazetën Sinjali se gjyshi i tij vuan nga sëmundja e sklerozës (harresës). 

Në momentin kur ka dalë nga shtëpia ai ka pasur të veshur një pallto të gjelbër me kapelë. 80-vjeçari është 1.75m i gjatë. 

Rreth 60 persona kanë dalë për ta kërkuar atë dhe momentalisht ndodhen në Prizren, pasi që informacioni i fundit që kanë marrë është që është parë në këtë qytet. 

Të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e 80-vjeçarin ose mund ta kenë parë gjatë ditës, mund të lajmërohen në numrat: 049 301 305 dhe 049 700 417