E mitura kërcënoi babain e saj, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një vajzë të mitur në Obiliq pasi që e ka kërcenuar babain e saj.

Me vendim të prokurorit e mitura është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Obiliq 18.12.2021 – 14:16. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur pasi e njëjta ka kanosur babanë e saj. Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë.