Njihuni me skuadrën e bombave që vepron në Kosovë (Video)

Skuadra e bombave e cila vepron në kuadër të KFOR-it në Kosovë ka kryer një punë të madhe për deminimin e hapësirave të minuara.

E për punën që bënë kjo skuadër tani ka njoftuar edhe faqja zyrtare e NATO-s nw Facebook, raporton IndeksOnline.

NATO ka publikuar një video nga puna që bënë skuadra amerikane për shpërthimin e bombave.

“Njihuni me skuadrën e bombave, një ekip për heqjen e mjeteve shpërthyese të U.S. Army që shërben në kuadër të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO në Kosovë. Puna e tyre është të sigurojnë që eksplozivët që përbëjnë rrezik për komunitetet lokale të trajtohen shpejt, sigurt dhe përgjithmonë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

VIDEO: https://www.facebook.com/watch/?v=645792309786496