Arrestohen tre persona në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se falsifikuan dokumente

Tre persona janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Sinjali.Të tre personat dyshohen për falsifikim të dokumenteve si: leje qëndrim, vizë dhe pasaportë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori me urdhër të së cilit janë dërguar në mbajtje.