Ardian Shala me një foto të rrallë, uron 32 vjetorin e LDK-së

Dr.Ardian Shala, kryetar i degës së LDK-së në Suharekë, përmes një postimi në facebook ka uruar për 32 vjetorin e LDK-së.

Shala ka publikuar një fotografi me emrat dhe nënshkrimet e themeluesve të LDK-së.

Ja postimi i plotë;
Sot, Lidhja jonë shënon 32 vite, punë, krenari dhe atdhedashuri.

LDK-ja jonë e themeluar nga Dr. Ibrahim Rugova me bashkëpunëtorë ishte gatishmëria e të gjithë atyre të cilët me përkushtimin e tyre bën të pa mundurën për interes kombëtar duke arritur unitetin e shqiptarëve ndaj njëri-tjetrin për të vetmën kauzë, atë të lirisë.

Themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e Shqiptarëve. Pra, ishte koha kur shqiptarët vendosën që të marrin rrugën e Lirisë, Pavarësisë e Demokracisë. Rrugë kjo e menduar mirë nga Dr. Ibrahim Rugova, i cili me filozofinë e tij dhe Lidhjen e tij paqësore arriti që Kosova dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare për liri të njihen nga e gjithë bota.

Më lejoni që në këtë ditë feste të j’u uroj të gjithëve, që nga themeluesit, nënshkruesit e aktit të themelimit, anëtarësinë, mërgatën shqiptare anë e mbanë botës, udhëheqësit e të gjitha niveleve të LDK-së që nuk u ndalën kurrë së punuari për të mirën e vendit tonë gjithë këto vite, dua t’i uroj edhe të gjithë simpatizantët e Lidhjes sonë, të cilët janë të shumtë në numër.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë LDK-në dhe të gjithë popullin shqiptarë.

I juaji
Dr. Ardian Shala