Suharekë: Babai nën ndikim të alkoolit, e rrah djalin e tij

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht djalin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur shkaku i një mosmarrëveshje verbale. 

Ndërkohë, me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për gjashtë orë për t’u liruar pas këndelljes.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Suharekë, ndërkaq në polici është cilësuar si “Dhunë në familje”