“Më fole keq, nëse nuk kemi përputhshmëri…”, çfarë po ndodh mes Beatrix dhe Donaldit

Beatrix dhe Donaldi kanë pasur një diskutim pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar dhe u duk se ka një krisje në marrëdhënien e tyre.

Edhe pse nuk dihet ende se çfarë po ndodhë mes tyre, ka sinjale se raporti i tyre mund të prishet brenda shtëpisë së Big Brother Vip, shkruan Sinjali.

Më poshtë gjeni diskutimin mes tyre:

Beatrix: E mban mend si më ke folur te krevati për punën e Sarës? Më the nuk e mbaj mend çfarë ke thënë te krevati. Por ajo mënyra ishte shumë e keqe.

Donald: Më fal.

Beatrix: Duhet ta mbroje nga unë? Mendon se mund të kishe gjetur mënyrë më të mirë për të ma thënë?

Donald: Ke të drejtë. Dëgjo, e mban mend muhabetin e PM dhe Dagz?

Beatrix: Nuk ka lidhje. Ishte thjesht muhabet tekash, nuk kishte lidhje me PM por mënyra se si m’u drejtove nuk ishte e hijshme, se u duk se e bëra me tendencë.

Donald: Më fal.

Beatrix: Po ti prapë nuk e kuptove.

Donald: E kuptoj dhe dua ta kuptosh dhe ti pjesën time.

Beatrix: Nëse nuk kemi përputhshmëri mendimesh me e kuptu njëri-tjetrin, atëherë nuk di… M’u ktheve kundër, m’u ktheve keq. Toleroj shumë.