Historia plotë vuajtje dhe sakrifica: Problemet me hormonet e rritjes sikur Messi, fanella me numrin 10 dhe dëshira e madhe për të luajtur me Kosovën

Historia plotë vuajtje dhe sakrifica: Problemet me hormonet e rritjes sikur Messi, fanella me numrin 10 dhe dëshira e madhe për të luajtur me KosovënShare Button Gazeta BlicEduart Kabashi kishte filluar të rritej me ëndrrën që do të bëhej futbollist, por gjërat u vështirësuan pak për të kur ai mbushi 14 vjet.Djaloshi nga Suhareka që sot ka 21 vite mbi supe është duke vazhduar ëndrrën që kishte si fëmijë, pavarësisht se gjatë rrugëtimit të tij kishte shumë vuajtje dhe frikë, por dëshira e madhe i mposhti të gjitha dhe ai sot është pjesë e skuadrës zvicerane AS Italiana që gjendet në qytetin e Bernit.

Kur ishte 13 vjeç ai u zhvendos në Zvicër pranë familjes së tij dhe menjëherë filloi të stërvitej te klubi SC Ersigen.

Por, kur kaloi vetëm një vit aty filluan të shfaqeshin disa probleme shëndetësore

Eduarti kur mbushi 14 vjet kishte probleme me hormonet e rritjes, ngjashëm siç kishte pasur edhe futbollisti më i madh në histori të futbollit, Lionel Messi

Ai për më shumë se 6 muaj kishte marrë injeksione dhe kjo kohë për të nuk kishte qenë aspak e mirë.

Unë si 13 vjeçar jam larguar nga Kosova dhe kam shkuar në Zvicër te familja ime. Babai menjëherë më dërgoi në një klub futbolli, te SC Ersingen. Pas një viti unë kisha probleme me hormonet e rritjes dhe për 6 muaj kam marr injeksione,” fillon rrëfimin e tij Kabashi

Gjatë asaj periudhe unë kam qenë në ankth pasi kisha frikë se nuk do të mund të rritesha si gjithë fëmijët e tjerë. Ka qenë shumë e vështirë për mua pasi mendoja se ndoshta aty do të mbaronte edhe ëndrra ime për të luajtur futboll. Por, fatmirësisht pasi përfundova injeksionet shëndeti im u përmirësua dhe sot jam shumë mirë dhe po vazhdoj ëndrrën time për të arritur diçka në futboll,”.

Eduarti kur mbushi 14 vjet kishte probleme me hormonet e rritjes, ngjashëm siç kishte pasur edhe futbollisti më i madh në histori të futbollit, Lionel Messi

Ai luan si mesfushor dhe ka një kontroll të bukur të topit, derisa pak nga kualitetet e tij mund t’i shihni në videon e mëposhtme

Djaloshi i lindur në fshatin Leshan të Suharekës është i vetëdijshëm që i duhet shumë punë për të arritur diçka të madhe në futboll, me ëndrrën e tij e cila është që një ditë të mund ta veshë fanellën e Kosovës

Unë akoma nuk kam bërë ndonjë hap të madh në karrierë, por do punoj fortë për të arritur një gjë të tillë. E di se nëpër çfarë gjëra kam kaluar, nuk do të dorëzohem dhe nëse do të kem fat, ndoshta do të mund të luaj në ndonjë klub të njohur në Zvicër ose edhe jashtë saj,” vazhdoi rrëfimin Kabashi

Fanella dardane është ajo që e shtynë më së shumti të arritur diçka në futboll dhe Eduarti thotë se ka parë ndeshjet e Kosvës me shumë emocion.

Unë kam parë shumë ndeshje të Kosovës dhe imagjonoja se sa krenar do të isha nëse do të mund të arrija që të luaja një ditë për vendin tim. Por, e di se do të më duhet shumë punë për të arritur deri atje,” përfundoi Kabashi