Drogë, rrahje, armë, djegie e veturës, çfarë ndodhi dje në Suharekë

Policia e Kosovës në raportin 24h dërguar mesiave ka njoftuar se në Suharekë 24 orët e fundit janë raportuar:

LËNDIM TRUPOR

Suharekë 25.12.2021 – 11:59. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje të më hershme familjare, gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe pastaj është liruar në shtëpi. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

DHUNË FAMILJARE

Suharekë, 25.12.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht djalin e tij kosovar, i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

POSEDIM ILEGAL I NARKOTIKËVE

Rr. Luigj Nikolla,  Suharekë 25.12.2021 – 22:11. Derisa policia ka qene duke patrulluar ka ndaluar  personin  e dyshuar mashkull kosovar, gjate kontrollimit në posedim të personit te dyshuar është  gjetur dhe konfiskuar  rreth 0.60 grm substance e llojit  Marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me vendim te Prokurorit lirohet në procedure te rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Suharekë 25.12.2021 – 11:55. Është raportuar se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi janë identifikuar përmes një incizimi ku janë filmuar duke kryer një vepër penale. Nga të dyshuarit është konfiskuar një armë zjarri me nëntë fishekë. Me urdhër të Prokurorit  tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

INCIDENT ZJARRI

Rruga autostradë Fshati Vërbicë, Suharekë  25.12.2021 – 19:25. Është përfshi nga zjarri  një veturë e llojit  Fiat Punto. Raportohet vetëm për  dëme materiale  të shkaktuara në veturë. Rasti nen hetime.