Aksident me fatalitet në Suharekë

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në autostradë afër Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai tha për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 në autostradë afër Suharekës.

Sipas informatave të deritanishme dyshohet se të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një këmbësor.

Kujtojmë që sot në Ferizaj ka vdekur një grua si pasojë e një vetaksidenti, ndërsa mbrëmë dy persona, axhë e nip, kanë humbur jetën në Klinë pas një aksidenti mes veturës dhe kamionit.