Arrestohen tre përsona në Suharekë


      Me datën 25 dhjetor 2021, në rrugën “Hajdin Berisha” nëSuharekë, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme familjare ka ardhur deri të incidenti i lëndimit të një personi nga disa tëdyshuar. Të dyshimtit ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe në bazëtë informatave policia është njoftuar se njëri nga ata ishte nëposedim të armës. Hetuesit kanë arritur të identifikojnë të dyshimtitku njëri nga ata ishte në posedim ilegal të armës i cili ka pranuar duke e dorëzuar armën të organi i policisë.

      Në lidhje me incidentin e përleshjes dhe posedimit të armës policia ka ndaluar tre persona të dyshimtë S. M i lindur në vitin 1983, B.N i lindur në vitin 1979 dhe J.B i lindur në vitin 2001. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma pistoletë M-57, një karikator dhe 9 fishekë.

     Në rastin tjetër me datë 28 dhjetor 2021, në fshatin Korishë, në orët e hershme të mëngjesit policia ka pranuar një informacion për një rast kanosje, gjatë ndalimit të personit të dyshimtë M.R i lindur në vitin 1992, hetuesit kanë gjetur se i dyshimti me rastin e kanosjes ishte në posedim të armës dhe ne cilësinë e dyshimtë të provës materiale është sekuestruar arma e tipit Bereta 92 Compakt, njëkarikator dhe 13 fishek.

    Për të dy rastet është njoftuar prokurori i Shtetit, me aktvendim të prokurorit të dyshimtit ndalohen në mbajte në afat prej 48 orë.