S’mjaftojnë votat e LDK-së dhe PDK-së, dështon zgjedhja e kryesuesit në rundin e parë

Fehmi Kupina që u propozua nga LDK për kryesues të Kuvendit Komunal në Prishtinë nuk ka arritur të zgjedhet në rundin e parë. 

Ai ka marrë 25 vota që janë të pamjaftueshme për t’u zgjedhur kryesues. 

Afati i fundit për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit në Prishtinë është 6 janari, në të kundërtën Asambleja shkon në zgjedhje.