Prodhonin kriptovaluta me rrymë të vjedhur, sekuestrohen afër 30 aparate në Suharekë

Policia e Kosovës po vazhdon me aksionin për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave dhe sekuestrimin e aparaturave që përdoren për këtë veprimtari, raporton Gazeta Sinjali.

Ky aksion ka vazhduar edhe në Suharekë, ku Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se kanë sekuestruar 28 aparate dhe 46 kartela grafike. 

Sipas Policisë, aksioni është kryer në fshatin Bllacë të Suharekës. 

Me datë 13.01.2022, Sektori i hetimeve të stacionit policor ne Suharekë, në
bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në fshatin Bllacë të Suharekës, kanë gjetur dhe sekuestruar 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 46 kartela grafike. Për të gjitha këto veprime te njësive te stacionit policor ne Suharekë është njoftuar Prokuroria Themelore ne Prizren”
, thuhet në njoftimin e Policisë.