Zyra e kryetarit Muharremaj ka porositur rreth 5000 “makiato” në muajin dhjetor

Në raportin e shpenzimeve mujore të publikuar nga komuna e Suharekës, thuhet se ndër të tjera zyra e kryetari ka shpenzuar 1448.5€ për ushqim dhe pije( duke mos përfshirë këtu drekat zyrtare).

Nëse kalkulojmë çmimin e kafes sipas kontratës 0.30€, atëherë i bie që staffi i kryetarit për muajin dhjetor ka porositur  4828 makiato.

Shpenzimet e zyrës së kryetarit- Dhjetor 2022

Kujtojmë që kryetari Muharremaj vazhdimisht ka takime me qytetarë dhe pret në zyren e tij delegacione të ndryshme  andaj këtu futen edhe shpenzimet për mikpritjen e mysafirëve, si dhe shpenzimet e sektorëve që janë pjesë e zyrës së kryetarit si: Zyra e Prokurimit, Zyra për mardhënje me publikun. Zyra për Intergrime Europiane etj.