Një shkollë në Suharekë nga nesër mësimin do ta zhvilloj vetëm Online

Shkolla Fillore “Destan Bajraktari” ka njoftuar se nga nesër mësimin do ta zhvilloj vetëm Online.
Njoftim!

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe nxënës!

Pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, dje më 25 janar 2022 dhe sot më 26 janar 2022, për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe përhapjes shumë të shpejtë të virusit, ky grup ka vendosur që shkolla të kaloj në skenarin C, pra në mësim online prej datës 27.01.2022 deri në njoftimin e radhës.

Respektoni rregullat!

Me respekt,
Drejtoria dhe TASK FORCA e shkollës
Suharekë 26.01.2022