Katër të shëruar e 41 të infektuar sot në Suharekë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24h me statistikat e COVID-19.

Sipas MSH-së në 24 orët e fundit në Kosovë janë testuar 9253 përsona, prej tyre 1853 kanë rezultuar pozitiv.

Në Komunën e Suharekës në 24 orët e fundit kanë rezultuar 41 të infektuar me COVID-19, ndërsa janë shëruar vetëm 4.

Sipas Ministrisë së Shëndetsisë në Suharekë momentalisht janë 471 raste aktive të infektuar!