Johnson krahason veprimet e Putinit në Ukrainë me ato të Millosheviqit në Kosovë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka krahasuar situatën në Ukrainë me atë në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Derisa po i paraqiste sanksionet e Britanisë kundër Rusisë, Johnson e krahasoi Putinin me Millosheviqin.

“Njëra nga gjërat më befasuese është se ajo çka po bën Putini është e njëjtë me veprimet e Sllobodan Millosheviqit, i njëjti agresion si në Kosovë ashtu edhe në Kiev. Të mos harrojmë që Millosheviq ka vdekur derisa po gjykohej”, tha ai.