Kryeministri Kurti në gjuhen angleze ka disa fjalë për luftën në Ukrainë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia është një thirrje zgjimi që “rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi”.

Ai në Twitter ka shkruar se Kosova mbështet vendimin e NATO-s dhe BE-së për dënimin e agresionit nga Rusia.

“Pushtimi rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi. Ne mbështesim plotësisht NATO-n dhe BE-në në dënimin e agresionit të Rusisë dhe bëjmë thirrje për vigjilencë dhe maturi në rajonin WB6. Sytë, veshët, mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Ukrainës”, shkruan ai.