“Ju duhet një tërheqje për në Rusi?”: Ukrainasi tallet me ushtarët rusë, pasi tanku i tyre mbeti pa karburant gjatë rrugës për në Kiev

Një burrë ukrainas ka filmuar veten duke i ofruar një grupi ushtarësh rusë një tërheqje për në Rusi pasi tanku i tyre mbeti pa karburant në mes të rrugës, tregon një video që po qarkullon në mediat sociale.

“A mund t’ju tërheq prapa… në Rusi”, citohet të ketë pyetur ukrainasi ushtarët në rusisht pasi ata i thanë se nuk kishin karburant, përcjell Telegrafi.

Fox News shkruan se nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur videon, por ka konfirmuar saktësinë e titrave në video dhe se burri fliste rusisht me theks ukrainas.