Nënkryetari i PE viziton Suharekën, Muharremaj thotë se ndjehen të nderuar me këtë vizitë

Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland ka vizituar komunën e Suharekës.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai ka thënë se ndjehen të nderuar me këtë vizitë, duke shtuar se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe më tutje.

Postimi i plotë i Muharremajt:

Sot u nderuam me vizitën e nënkryetarit të Parlamentit Evropian, z.Rainer Wieland.

Poashtu i pranishëm ishte edhe z.Ramiz LLadrovci, znj. Julia PreiB, znj. Linda Schneler dhe  z.Imer Lladrovci.

Bashkëpunimi mes nesh do të vazhdoj edhe më tutje.

Bali Muharremaj