VIDEO/ Po lëvizte me makinë, qytetari kap momentin kur raketa shpërthen mbi qytetin e Chernihivit në Ukrainë

Mëngjesin e sotëm qyteti i Chernihivit në Ukrainë u mbulua nga tymi i dendur i zi i cili u shkaktua si pasojë e një sulmi ajror rus.

Në një video të publikuar shihet momenti kur shpërthen raketa, raporton Gazeta Sinjali.

Ardhja e raketës dhe shpërthimi është filmuar nga një qytetar i cili po lëvizte me veturë në një nga rrugët e qytetit.

Ndryshe, CNN ka raportuar se Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Ukrainë ka konfirmuar se një depo nafte në Chernihiv është goditur nga sulmi ajror rus.

Ukraina ka shpallur gjendje lufte pas agresionit të nisur nga Rusia.