RUSËT PO BRAKTISIN RUSINË, PO I DREJTOHEN FINLANDËS

Por këta nuk janë ukrainas, janë rusë, dhe megjithëse fluksi nuk është i madh, ai është konstant.

Njerëzit tashmë janë në ankth dhe po kërkojnë të largohen nga Rusia, sepse ka pasur zëra të vazhdueshme se qeveria e Presidentit Vladimir Putin së shpejti mund të vendosë ligjin ushtarak për t’u marrë me demonstratat kundër pushtimit të Ukrainës.

Me ndalimin e fluturimeve për në Evropë, e vetmja rrugëdalje nga vendi është me makinë – duke kaluar këtë kufi – ose me tren.

Megjithatë presidenti Putin nga ana tjetër e ka mohuar vendosjen e ligjit ushtarak:

“Ligji ushtarak duhet të vendoset vetëm sipas ligjit, me urdhër të presidentit dhe të konfirmohet nga Këshilli i Federatës, në rastet kur ka agresion të jashtëm – duke përfshirë ato zona ku po zhvillohen luftime, nuk po e përjetojmë këtë për momentin dhe shpresoj se kështu do të vazhdojë të jetë”.

Sasia e parave nga ana tjetër që mund të sjellin pasagjerët që largohen nga Rusia është e kufizuar. Rubla është në një gjendje kolapsi; pasi ekonomia ruse kërcënohet nga sanksionet dhe tërheqja e shumë kompanive të mëdha perëndimore..

A do t’i bëjnë sanksionet kundër rusëve të pasur të kthehen kundër Presidentit Putin? Sigurisht që nuk është e pamundur, por nuk ka gjasa ta detyrojë atë të ndalojë luftën kundër Ukrainës, shkruan kp.