Ballkani lider i pakontestueshëm, mposht edhe Llapin

Ballkani lider i pakontestueshëm, mposht edhe Llapin

Pasi e mposhti Dritën javën e kaluar, Ballkani e ka ndalur edhe një tjetër skuadër kandidate për titull, Llapin ndaj së cilës ka fituar me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e zhvilluar të dielën.

Në një ndeshje shumë të hapur, skuadra nga Suhareka e gjeti golin e fitores në minutën e 73’ kur Ermal Krasniqi realizoi për 1-0 dhe tri pikët e reja për skuadrën e tij.

Kjo fitore i jep një shtytje të madhe skuadrës së trajnerit Ilir Daja që tani e kryeson tabelën me 48 pikë, dy më shumë se ndjekësi i parë që është Gjilani.

Nga ana tjetër Llapi thyhet pas një serie me rezultate shumë pozitive. Skuadra e Tahir Batatinës ka 39 pikë dhe renditet në vendin e katërt në tabelë.