A ka Kosova mjaftueshëm derivate, flet kryetari i naftëtarëve

Kreu i shoqatës së naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani, ka thënë se përkundër rritjes së çmimeve, Kosova ende ka çmimet më të lira të derivateve në rajon.

Berjani ka treguar se a ka Kosova mjaftueshëm derivate.

“Çmimet nuk i përcaktojnë ne. I përcakton BERZA dhe OPEC. Ka ndikuar tepër edhe lufta Ukrainë-Rusi. Në 20 vitet e fundit kurrë çmime të larta nuk ka pasur në Evropë dhe botë. I gjithë rajoni ka çmime më të larta se sa në Kosovë. Në Shqipëri është gati 2 euro çmimi i dizelit. E vetmja që e ka më lirë se ne është Maqedonia. Atje është çmimi diku 15 cent më i lirë për shkak të akcizës. Vetëm tek dizeli. Benzina është e barabartë se ne”, ka thënë ai.

Berjani ka treguar se çmimi i benzinës ka rënë në botë dhe edhe në Kosovë.

“Benzina ka rënë për 120 dollarë në treg dhe menjëherë ka zbritur edhe tek ne”, shtoi ai.

“Akciza nuk do të lëvizë pasi buxheti është parashikuar. Kjo është gabim. Në opozitë duhet të flasësh. Edhe unë jam i partisë së tij por kjo që është folur është gabim pasi buxheti është parashikuar me këto të hyra. As TVSH nuk guxon të lëvizë”, thotë ai.

“Ne lusim kryeministrin Kurti të tërheqë këtë vendim. Marzha e fitimit është shumë e vogël dhe naftëtarët nuk do të kenë para as të paguajnë punëtorët. Ka kompani që janë në krizë dhe me nuk mund t’ia dalin me këtë vendim. Kërkojmë që së paku vendimi të prolongohet”, shton Berjani.