Shala dhe Behluli, kthehen mbrabsht, nuk i’a arritën të luftonin për Ukrainën

Dy kosovarët nga Suhareka që ishin nisur për të luftuar në Ukrainë nuk janë lejuar të kalojnë kufirin në Poloni.

Kanal 10 raporton se ata nuk kanë hyrë dot në Ukrainë. Të njëjtit raportohet se janë marrë në pyetje rreth 4 orë për motivet për të cilat ata duan ta kalojnë kufirin.

Që të dy kishin qenë të pajisur me viza Shchengen.

Aziz Behluli dhe Ismet Shala gjatë ditës së djeshme kanë thënë se njëra ndër arsyet se pse kanë vendosur që të luftojë për Ukrainën është që ky shtet ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Arsyet janë humane, armik i përbashkët”, ka thënë Behluli për Kanal 10.

Ndërsa Shala ka thënë se “Duam t’i bashkohemi SHBA-ve si dhe ndoshta pas kësaj Ukraina do ta pranojë Kosovën si shtet”, derisa ishin duke pritur në Medyka në kufirin Poloni-Ukrainë