[VIDEO] Vetura me shpejtësi ekstreme, goditet për vdekje një femër në Fushë Kosovë!

Një person është goditur nga vetura në fshatin Harilaq të Fushë Kosovës.

Indeksonline ka siguruar pamjet ku shihet automjeti me shpejtësi të madhe, i cili godet një person.

Lidhur me rastin, është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me veturë ka goditur këmbësoren, femër shtetase siriane. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe një ekip mjekësor.  Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Më poshtë, video: