Disa fshatra të Suharekës, sot do mbesin pa energji elektrike

KEDS ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në ora 14:00, në disa fshatra.

Ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të ndërrimit/përforcimit të shtyllave të dëmtuara.

Koha 10:00-14:00, Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Arsyeja: Ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.