A E DINI SE KU DUHET TI MERRNI STIKERSAT PËR VENDOSJE NË VETURË

Nga data 15 mars do të nis implementimi i projektit për vendosjen e stikersave nëpër xhama të automjeteve të regjistruara, projekt ky që ka për qëllim uljen e numrit të automjeteve të pa siguruara në vend dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Kartonin e Gjelbër.


Sipas drejtuesve të Byros Kosovare të Sigurimit (BKS), ky projekt ka për qëllim uljen e numrit të automjeteve të pa siguruara në vend dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

Stikersat do të jenë falas për qytetarët. Ndërsa, për pajisje me to duhet t’u drejtohen qendrave të regjistrimit të automjeteve në komuna./Teve1.info./