Vdes një fëmijë si pasojë e një aksidenti në Suharekë

Një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur më 15 mars në Suharekë.

Policia ka bërë të ditur se viktima si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti i trafikut ishte duke u trajtuar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.