FORMACIONET ZYRTARE, BALLKANI – DRENICA: DAJA DHE LUSHTAKU ZBULOJNË 11-SHET STARTUESE

Ballkani dhe Drenica, tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare, për ndeshjen e vlefshme në kuadër të xhiros së 26-të në Superligë.

Ballkani kërkon të vazhdojë me ecuri pozitive në elitë. Therandasit janë nikoqir të Drenicës, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ekipi i Ilir Dajës në këtë ndeshje mëtojnë pikët maksimale, pas fitores 6:0 kundër Feronikelit. Kurse, kuqezinjët duan të kthehen të fitorja, pasi në xhiron e kaluar u mposhtën në shtëpi nga Malisheva 3:2.

Kjo sfidë do të zhvillohet nga ora 13:00.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Hoxha, Dellova, Potoku, As. Thaqi, Emërllahu, Korenica, Baftiu, Gripshi, Krasniqi.

Drenica: Shala, Arrabal, Thaqi, Jashari, Bejta, Abazi, Gashi, Mëziu, Veliqi, Uka, Zabërgja.