Disa të dhëna për fshatin Sllapuzhan

Shtrihet rreth 5 km në veri të Therandës. Është vendbanim kodrinor i tipit të gumbulluar.

Sipërfaqja: 610 ha, 56 ari, 40 m.

Mikrotoponimet më karakteristike: Çukarka, Lama e Lonës, Ara e Haxhës, Rrezore, Livadhet, Pritat, Frashna, Shahint, Grabi, Guri i Ukit, Çuka etj.

Familjet më kryesore që jetojnë sot në këtë vendbanim: Sylaj, Bashaj, Jahaj, Elshani, Bytyçi etj.

Sipas shënimeve të marra në terren, thuhet se afër këtij vendba-nimi kanë ekzistuar tri vendbanime të vjetra. Vendi ku ndodhet sot fshati nuk është vendi i themelimit të tij. Mendohet se në fillim fshati ndodhej në bregore (çukë). Aty gjendje një pus nga i cili është marrë uji, gypat prej balte të pjekur që e kanë përcjellë ujin nga burimi. Pjesë të gypave aty hasen edhe sot. Popullata është tërhequr nga bregorja, për shkak të paksimit të ujit dhe erërave të forta. Varrezat e bregorës ndodhen në Arën e Haxhës. Vendbanimi tjetër ndodhej në vendin e quajtur – Livadhet, që thuhej se është më i vjetër se ai i bregorës. Në mes tij kalonte lumi. Varrezat e këtij vendbanimi ndodhen tek Laina e Lonës. Sipas fjalëve të popullit vendbanimi i tretë ka ekzistuar në pjesën lindore të bregorës. Në mes të fshatit kalonte rruga e cila e lidhte Prizrenin me Prishtinën, që dëshmohet me gurët e kalldërmit të zbulara në hyrje dhe dalje të fshatit.

Në dokumentet e shkruara përmendet si Zdplzhan në kartën e Car Dushanit të vitit 1348. Në arkivin e Manastirit të Hilandarit ruhet një aktgjykim ku përmendet një banorë i këtij vendbanimi.

Për një periudhë të gjatë nuk kemi shënime për këtë vendbanim. Ndoshta, ishte i braktisur, ose ishte regjistraar me ndonjë emër tjetër.

Me emrin Zablojan, përkatësisht Zaplluzhan është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Në vendin e quajtur Çukë (Gllaviqicë) ekzistojnë disa gurë shumë të rëndë, që thuhet se’ aty ka qenë një shkritore e metaleve.

Shumë banorë të fshatit kishin pësuar gjatë sundimit osman (Lufta ruso-turke 1875 në Pleme të Bullgarisë), gjatë sundimit bullgar, 1916 në Kërçovë, gjatë sundimit serb, etj.

Dy familje nga Shqipëria kanë ardhur dhe janë vendosur në këtë vendbanim. 

Shënimet statistikore: 
        me emrin Zapluzhani, rreth vitit 1871 ishin të regjistruar 13 shtëpi shqiptare; 
        në vitin 1913 kishte 334 banore; 
        në vitin 1919 – 29 shtëpi shqiptare me 203 banorë; 
        në vitin 1921 – 30 shtëpi me 290 banorë; 
        në vitin 1948 – 48 shtëpi me 354 banorë; 
        në vitin 1953 – 56 shtëpi me 395 banorë; 
        në vitin 1961 – 64 shtëpi me 454 banorë (453 shqiptarë, 1 të tjerë); 
        në vitin 1971 – 73 shtëpi me 626 banorë (625 shqiptarë, 1 të tjerë); 
        në vitin 1981 – 74 shtëpi me 862 banorë shqiptarë.

Para sulmeve serbe mbi këtë fshafgjatë viteve 1998-99, kishte 128 ekonomi familjare, përkatësisht 160 shtëpi banimi me 38 shtëpi ndihmëse, 45 oda, 3 sharra, 7 shitore, 2 servise, 4 punëtori, 44 pleme dhe 59 shtalla dhe 1371 banorë shqiptarë. Janë shkatërruar apo djegur më se 144 shtëpi dhe pothuajse të gjitha objektet ndihmëse, ekonpmike, zejtare etj. Shkolla dhe xhamia janë demoluar. Në. ofensivën e 28 korrikut 1998 humbën jetën 5 fshatarë. Kanë vdekur dy foshnje. Në luftimet e 8 janarit 1999 humbi jetën një fëmijë. Në vitin 1999 janë vrarë 9 persona (në mesin e tyre edhe dëshmorë). Dy persona jaiië lë zhdukur. Është masakruar komandanti i njësitit të UÇK-së të këtij fshati. Popullata më 2 prill 1999 deportohet në Shqipëri.