SC Gjilani vs FC Ballkani ndeshja jetike, a do ta shkruaj historinë Ballkani këtë vit

SC Gjilani të dielën në shtëpi do të pret liderin aktual, FC Ballkanin. Në një ndeshje ku mund të përcaktohet dhe fati i sezonës për dy klubet që do të kërkojnë fitoren nga minuta e parë.

Ballkani është duke kaluar në një formë fantastike, duke u shkëputur pesë pikë nga përcjellsi i dytë dhe me një fitore eventuale, portokallinjët do të jenë tetë pikë larg vendit të dytë.

Xhebrailët udhëtojnë në Gjilan pas fitores në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat 2-0.

Gjilani nuk është në formën më të mirë në pesë ndeshjete fundit, duke barazuar në katër ndeshje dhe fituar vetëm një.

Skifterët me një fitore eventuale të dielën në shtëpi, do të ngushtonin diferencën e pikëve në vetëm dy, duke shpresuar deri në fund të kampionatit për të fituar titullin për herë të parë në histori të klubit.

Skuadra kuqebardhë ka marrur një lajm fantastik para ndeshjes me Ballkanin, Keita Aziz dhe Keita Rezak kanë rregulluar dokumentacionin dhe tani do të jenë pjesë e Gjilanit për pjesën e mbetur të sezonës.

Ballkani do të ketë përkrahjen e Xhebrailave, të cilët do të udhëtojnë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, për të qenë afër lojtarëve të cilët janë lider në BKT Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat janë në rrug të mirë për tu shpallur kampion për herë të parë në histori të klubit, gjilanasit kanë fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës, ndërsa suharekasit nuk kanë fituar asnjë trofe në elitën e futbollit kosovar.