LDK Suharekë: Mbi 1.14 milion euro i teprojnë Qeverisë Komunale!

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë ka thënë se Muharremaj është treguar i paaftë të menagjoj me buxhetin duke kthyer mbrapsht mbi 1 milion Euro.

Postimi i plotë:
Mbi 1.14 milion euro i teprojnë Qeverisë Komunale!

210,499 euro suficit, i kthen mbrapsht Bali Muharremaj 931,612 euro i teprojnë për bartje. Totali i paaftësisë menagjeriale është
1,142,111 euro!

Ky raport i sjellur nga vet kjo qeverisje na vërteton mashtrimin e madh ndaj qytetarëve, që në vazhdimësi e ka ushtruar kryetari i Komunës së Suharekës.

Në debate televizive ka potencuar në vazhdimësi se qeverisja e tij nuk do të kthejë asnjëherë mjete mbrapsht! Kjo shifër është e madhe dhe pothuajse e përvitshme nga kjo qeveri.

Grupi parlamentar i LDK-së, në Asamblenë Komunale, ka refuzuar kategorikisht këtë raport financiar të mashtrimit!