Këta janë 3 hajnat që u arrestuan në Mushtisht

Me datë 01 prill 2022,rreeth orës 21:00,Policia ne Suharekë ka pranuar një informatë se disa persona të dyshuar janë duke vjedhur naftë te antena e IPKO-s në vendin e quajtur “Nerezina” në Mushtisht te Suharekës .

Pas pranimit te informatës reagimi i menjëhershëm policor, kanë arrit qe patrullat policore ti ndaloi në flagrancë të dyshuarit :

       J. A., i datëlindjes 1988 m/sh/k

       R. A., i datëlindjes 1980 m/sh/k dhe

       L. A., i datëlindjes 1998

Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet përkatëse policore dhe kanëndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ligjore, ku ne cilësinë e provave materiale ka gjet dhe sekuestruar:

        Gjithsej tridhjetë (30), bidon te mbushur me naftë në sasi rreth (600) litra.

Personat e dyshuar janë shoqëruar  ne stacioni policor ,janë intervistuar dhe në konsultim me Prokurorinë kujdestar nafta iu është kthyer pronarit, kurse të dyshuarit janë ndalur në Qendrën e Mbajtjes për dyzetetetë (48) orë. Rasti është duke u hetuar!