“Bayern Munich duhet të dënohet që luajti me 12 lojtarë në fushë”

Bayern Munich duhet të ndëshkohet për futjen e 12 lojtarëve në fushë në të njëjtën kohë gjatë fitores së tyre në Bundesligë kundër Freiburg të shtunën, sipas ish-lojtarit Dietmar Hamann.

Skuadra bavareze futi në fushë një lojtar shtesë gjatë fitores së tyre 4-1 në Europa-Park Stadion, pasi Niklas Sule u soll në fushë për të zëvendësuar Corentin Tolisso-n tashmë të larguar përpara se të ndodhte një ndërrim midis Kingsley Coman dhe Marcel Sabitzer.

Rreth 20 sekonda u luajtën përpara se procedurat të ndaleshin, duke çuar në një vonesë të konsiderueshme drejt fazave të mbylljes së ndeshjes, dhe tani Hamann ka peshuar mbi këtë çështje, duke deklaruar se Bayern duhet të përballet me masa disiplinore.

“Është një shkelje e rregullave”, deklaroi Hamann teksa mbulonte ndeshjen për Sky Sport Germany.

“Nëse njëri hyn në fushë, një tjetër duhet të dal. Nuk ka rëndësi nëse ata luajnë 20 sekonda, dymbëdhjetë apo pesë minuta”.

“Nuk kam asnjë dyshim në mendjen time se duhet të dënohet”.

Cilat janë rregullat?

Procedura e përcaktuar nga DFB për zëvendësimet thotë se në rast të ndonjë incidenti të tillë, ndeshja humbet me dy gola diferencë për kundërshtarin, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse një lojtar nuk ka të drejtë të luajë ose të luajë një lojë, skuadra që e futi me faj këtë lojtar humbet ndeshjen 0-2 dhe kundërshtari fiton 2-0, përveç rastit kur ndeshja nuk është rifilluar nga gjyqtari pas lojtarit që është i papërshtatshëm për të luajtur është futur në fushë”, sipas rregullave të DFB-së.

Freiburg deri më tani nuk ka treguar nëse ata do të kërkojnë veprim kundër Bayernit për këtë çështje, por duke pasur parasysh se fitorja do t’i kishte parë ata të dalin nw vendin e katërt me RB Leipzig në garën për Ligën e Kampionëve, çështja ka të ngjarë të gërmohet në ditët e ardhshme