Është mbajtur takimi për Projektin e digës së Dragaçinës

Është mbajtur takimi për Projektin e digës së Dragaçinës, në mes të Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, z. Naser Hafizi dhe Komunës së Suharekës, të përfaqësuar nga kryetari Bali Muharremaj.

Të pranishëm në takim ishin edhe këshilltarët e KMNU-së për ujëra dhe njohës të kësaj fushe.

Gjatë këtij takimi, nga prof. Lavdim Osmanaj, u mbajt një prezentim i analizës së detajuar të projektit të kësaj dige.

Kryetari Muharremaj, ka njoftuar se janë dakorduar që në kuadër të studimit të fizibilitetit për digat e reja, ky projekt të jetë prioritet nga institucionet përkatëse, në mënyrë që ky investim kapital të zgjidhë problemin e ujit të pijes për rajonin e Suharekës në periudhë afatgjate dhe të shërbejë për destinime të tjera si ujitje, prodhim të energjisë elektrike, industri e turizëm.