Aksidenti me fatalitet, vdes veterani i UÇK-së nga fshati Bllacë

Pas një aksidenti tragjik me makinë, ka ndërruar jetë ish veterani i UÇK-së Bexhet Isuf Zekolli.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor, Suharekë-Duhël, mes tri veturave.

Si pasojë e këtij aksidenti, një nga shoferët ka ndërruar jetë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Dy shoferët e tjerë kanë pësuar lëndime trupore, bën me dije policia.

“Njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik, i cili me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë.