Kështu dukej Shyhrete Behluli kur doli për herë të parë para publikut

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Shyhrete Behluli vazhdon të mbetet aktive me projektet e saja muzikore.

Ajo ka arritur të sjellë një numër të madh këngësh të cilat i kanë mbijetuar kohës. Të shumta kanë qenë edhe bashkëpunimet me artistë të shumtë.

Paraqitjet e këngëtares çdo herë marrin vëmendjen e mediave rozë dhe bëjnë të komentohen nga fansat.

Mirëpo paraqitja e parë e këngëtares i përket vitit 1974, ku ajo përformon këngën “Fëllënzat moj fëllënzë” në Mushtish të Prizrenit, ku edhe nisi gjithçka sa i përket karrierës muzikore.